06 April 2013

Ne pranga shtetasi qe pergatiste lende plasese


Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , kryesisht Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Tepelenë të drejtuara nga Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër Drejtues i Parë Ajet Ibro dhe Zvdrejtori Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Drejtues Ndue Doçi ,
menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku automjetit të shtetasit Rudin Haxhia i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive  dhe ka shpërthyer në ecje e sipër   dhe si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale dhe asnjë lëndim të drejtuesit të automjetit dhe dy shtetasëve që udhëtonin me të në automjet , kanë zhvilluar një operacion për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.Krahas zhvillimit të operacionit  janë marrë të gjitha masat për kqyrjen me profesionalizëm të vendit të ngjarjes ku për këtë qëllim në ndihmë të grupit të ekspertëve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër  kanë mbritur nga Tirana një grup ekspertësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit .Në përfundim të kqyerjes së vendit të ngjarjes është bërë e mundur sigurimi i një sërë provash ligjore në vendin e ngjarjes të cilat do të shërbejnë për përcaktimin e llojit të eksplozivit që ishte vendosur në makinë.
 Si rezulat i vlerësimit maksimal të ngjarjes së ndodhur  dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas i cili prodhonte lëndë plasëse në mënyrë artizanale në Tepelenë dhe  se për ketë  shtetas dyshohej se ishte njëri nga autorët e dyshuar të vendosjes së eksplozivit në automjet , është zhvilluar një kontroll i imtësishëm në banesën e shtetasit Sazan Mana ,në lokalin “ Club Sport 30”që kishte marrë me qera ,si  dhe në dyqanin e tij të servisit të celularëve   ku nga kontrolli rezultoi se:


1       Në lokalin “ Club Sport 30” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 17 granata dore mësymëse, tre kapsolla elektrike së bashku me përcjellësat elektrike  që shërbejnë për shperthime të eksplozivit, 180 fishekë model 56 , dy topa fitil zjarrpërcellës.



2       Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar ne dyqanin e tij  të servisit të celularëve në një dollap druri u gjet një pako e mbështjellë me letër natriban  ku brenda saj kishte lëndë narkotike rreth 1 kilogramë Mariuanë.





Shtetasi Sazan Mana është shoqëruar në ambjentet e drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ku në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e  vendosjes së ekspolzivit në makinën e shtetasit Rudin Haxhia.Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj pronës dhe personit kanë bërë arrestimin e shtetasit Sazan Mana për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajties  pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, vepra këto të parashikuara nga nenet 278 e 283 të kodit penal.
 Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme .
 Po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për kapjen e autorëve të  tjerë të kësaj ngjarjeje.

No comments:

Post a Comment