10 May 2013

Inagurohet qendra e autizmit ne Gjirokaster


Për herë të parë në qarkun e Gjirokastrës ka nisur funksionimin Qendra e Autizmit, inagurimi i saj ne Gjirokaster u be paraditen e te premtes ne prezencen  e  Presidentes  se Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Dr. Liri Berisha  ministrit te  Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera ,ministrit Genc Ruli  si dhe autoriteteve  lokale.Qendra e Autizmit, eshte nje bashkëpunim i Qendrës Komunitare Multifunksionale dhe Këshillit të Qarkut Gjirokasterme
financim të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në vlerën e rreth 9 milionë lekëve. Stafi i profesionistëve, në përbërje të të cilit janë ergopedë, logopedë, psikologë dhe pedagogë të zhvillimit, do të trajtojë ne kete qender  40 fëmijë të moshave të ndryshme, duke aplikuar terapitë më bashkëkohore dhe metodat e fundit të mjekësisë.   Ne fjalen e saj zonja Berisha  tha se autizmi eshte nje problem shqetesues qe paraqet veshtiresi ne shoqeri ,komunitetin ku jetojme dhe financat e familjeve, ndaj duhet nje ndergjegjesim me i madh per kete fenomen per nje jete sa me te lehte .Gjithashtu ,-vijoi ajo , trajtim duhet te kete edhe per edukatoret ,mesuesit e shkollave   me qellim specializimin e tyre ne kete drejtim.Ministri i Punes dhe Shanceve te Barabarta Spiro Ksera, tha se  prinderit duhet te inkurajohen  me kete problem dhe tu drejtohen qendrave dhe specialisteve   per  tu ardhur ne ndihme femijeve per sherimin e tyre dhe  integrimin ne shoqeri.Gjithashtu  mbeshtetje maksimale do te kete  me qellim edhe shumefishimin e ketyre fondacioneve –tha z.Ksera .Ngritja e Qendrës së Autizmit, vlerësohet si një hap tepër i rëndësishëm për mbështetjen e fëmijëve nga rrethet e Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës, që janë të prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit.

No comments:

Post a Comment