11 April 2014

Kikboksi ne Gjirokaster

                                                                                 

Gjithçka e ka një herë të parë.Po kështu edhe kampionati kombëtar I kikboksit, i federatës së versionit ISKA. Plot 11 skuadra shqiptare  ku dhe Gjirokastra pati nje perfaqesim dinjitoz .Nderkohe  70 sportistë u ndeshën për të përcaktuar kampionët e parë në histori.Ne kete eveniment ekipi gjirokastrite u paraqit me 7 sportiste 4 me eksperience dhe ne mes tyre dy femra.Salla sportive “Fahrie Hoti” pati brenda edhe 10 vajza, si dhe një numër të madh spektatorësh që nuk u larguan ndonëse garat ishin me orë të zgjatura.
Prej sportisteve nga Gjirokastra ne kategorine xhunjor nen moshen 18 vjec Majkell Kalemi u shpall kampion ne ndeshje me ekipin e tiranes, si dhe u morren dy cmime te dyta nje ne kategorine e te rriturve dhe nje ne kategorine e te rinjve Tek të rriturit ishin 8 pesha dhe në fund kampion doli ekipi Java Gym që triumfoi në 3 prej tyre.Dy tituj I fitoi Elite Sport Academy dhe po dy edhe Albanian Fight Club.Kampionati shërbeu për të përzgjedhur sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin botëror që nis në Spanjë në fund të këtij muaji.Vendimi do të merret shpejt nga kryesia e Federatës, ndërsa niveli duket premtues. Sporti I kikboksit ne gjirokaster po merr permasa premtuese pasi ferkuentohet nga 20 sportiste mes tyre 5 femra.

No comments:

Post a Comment