12 April 2014

Takim në lazarat: Aliko deklarata bombë

                                                                         

Lazarati ka tagrin e Drogës po janë të tjerë që pasurohen në kuriz të lazaratasve ka deklarauar në lazarat të gjirokastrës në një takim të organizuar nga policia e Gjirokastres kreu i kësaj komune Dasho Aliko . Aliko la gjithashtu në këtë takim edhe një ultimatum për ata që kanë zaptuar tokat publike ti lirojnë ato deri në datën 20 Prill .
Gjithashtu aliko nuk haroi të coj një ftesë publike pët të gjithë ambasadorët e huaj në Shqipqri ta vizitojnë nga afër lazaratin.Në takim në fjalë organizuar ne qendër të fshatit Lazarat merrte pjesë edhe zv drejtori i përgjithshem i krimeve të Renda Sokol Bizhga i cili tha se problemin e kultivimit të drogës duhet ta luftojnë vetë Lzaratasit dhe gjithashtu ftoi lazaratin të denoncojë të gjithë ata efektiv policie që janë të përfshirë në trafik droge.Takimet sensibilizuese në lazarat të Gjirokastrës si komuna më problematikë në jug të vendit janë duke u shtuar intesivisht kohet e fundit si për të thënë se ky fenomen duhet të marrë fund një herë  përgjithmonë për ta hequr Lazaratin nga harta e zeze.

No comments:

Post a Comment