14 April 2014

Mbifaturimi i energjise

                                                                           
Mbifaturmi i energjisë është një ndër problemet që ende nuk ka marrë zgjidhje, madje është renduar. Vetë Enti Rregullatori i Energjisë konstatoi në raportin vjetor të monitorimit të kompanisë CEZ një rritje të lartë të numrit të ankesave ku më të lartat rezultonin ato të mbifaturimit, ose keqfaturimit. Vetëm në vitin 2013-të, numri i ankesave krahasuar me një vit më parë u rrit me 18 mijë të tilla, edhe pse menaxhimi këtë herë nuk ishte nga ana e kompanisë private por nga shteti. Bannoret e minoritetit etnik grek ne Gjirokaster nuk është hera e parë që ankohen për këtë fenomen madje edhe prej tv channel 7 nuk është hera e parë që trajtohet ky problem i cili nuk ka ndryshuar aspak .

Ndërsa vetë kompania CEZ thotë që çdo rast për të cilët qytetarët kanë ankesa si për mbifaturim ashtu edhe për ndërprerje të padrejtë të energjisë elektrike duhet të shkojnë të kërkojnë një zgjidhje në zyrat e kujdesit ndaj klientit. Ndërkohë Bordi i Entit Rregullator të energjisë po merr në shqyrtim mundësim për të unifikuar tarifat e çmimit të energjisë elektrike te konsumatori fundor, kjo le të hapur mundësinë që çdo konsumator familjar që shpenzon më pak se 300 kilovat orë në muaj të paguajë më shtrenjtë faturën e energjisë elektrike. Ky vendim pritet të merret në 6 mujorin e dytë të këtij viti, dhe synimi kryesor do të jetë shmangia e abuzivitetit që mund të ndodhë nga ana e faturistëve të CEZ gjatë kohës që ata lexojnë matësin. Në Shqipëri çmimi i energjisë elektrike për familjarët por edhe për bizneset është i ndarë me fasha. Fasha e parë aplikon një tarfië prej 7.7 lekësh për të gjithë ata që nuk i kalojnë 300kilovat orët, dhe mbi këtë sasi, çdo kilovat më tepër faturohet me 13.5 lek.

No comments:

Post a Comment