05 April 2014

Ambasada SHBA: Mos udhëtoni në Lazarat, zona jashtë kontrollit të ligjit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ndalon të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane që jetojnë në Shqipëri, që të udhëtojnë për në fshatin Lazarat në Gjirokastër. 


Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet, Ambasada Amerikane thekson se zona e Lazaratit është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë. “Ambasada e SHBA në Tiranë njofton shtetasit e SHBA se Ambasada e SHBA u ka ndaluar punonjësve të qeverisë amerikane të udhëtojnë në qytetin e Lazaratit, në rrethin e Gjirokastrës të Shqipërisë jugore. Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë. Në vitin 2004 një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoi të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përball me grupe të armatosura. Që në atë kohë zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat.” –thuhet në njoftimin që ambasada ka publikuar në gjuhën angleze në seksionin “Security messages for US Cityzen" në faqen e saj në internet.

No comments:

Post a Comment