26 April 2014

ISHP kontrolle ne dyqanet e akulloreve

                                                                                 

Me afrimin e temperaturave te larta rritet dhe problemi i konsumimit të produkteve që kërkojnë kushte higjeno-sanitare dhe firigoriferike  të tregëtimit të tyre, një prej nga me probelematiket  mbetet akullorja pasi ka konsum me te larte ne kete periudhe  Nëndrejtori teknik ne Drejtorisne e Shëndetit Publik Xhelo Brahimi bën me dije se inspektoriati I higjenës ka nisur kontrollin në Gjirokastër dhe jo vetëm  për të parë  kushtet higjeno-sanitare në të cilat tregëtohen produktetet që paraqesin rrezik për konsumatrorët.
Sipas tij nga kontrollet e zhvilluara deri tani në pikat e tregetimit te  akulloreve kushtet higjeno-sanitare parqiten në parametra normale.Raste të helmimit nga ushqimet që tregëtohen jashtë cdo standari higjeno-sanitarë në Gjirokastër nuk kane munguar.Per kete arsye  Për të mbrojtur konsumatorët nuk kërkohet vetëm vëmëndje më e lartë nga autoritetet perkatëse nepermjet kontrolleve te here pas hershme , por edhe vetë konsumatorët duhet të tregohen të kujdeshëm për cdo product qe zgjedhin te konsumojne.

No comments:

Post a Comment