20 December 2013

Sarande,mesuesi rreh nxenesin

                                                                             

Mësuesi godet nëxënësin e klasës së 8-të në shkollën 9 vjecare "9 tetori" në Sarandë. Shkak për këtë është bërë një lojë e planifikuar ngë vetë nxënësit kundrejt mësuesit të vizatimit Arkimed Mejdiu. Drejtori i shkollës "9 Tetori" Guri Tatari bën me dije se menjëherë pas kësaj situate delikate  i ka kërkuar Këshillit Pedagogjikë të kësaj shkolle pezullimin nga puna të mësuesit deri në momentin e marrjes së hapave ligjore për ushtrimin e dhunës kundrejt nxënësit. Në kudër të kësaj ngjarjeje ditën e djeshme u mblodh Komisioni i Vlersimit
i cili vendosi masat disiplinore kundrejt mësuesit për thyerje të ligjit të arsimit parauniversitar dhe nxënësit për rrengun të planifikuar kundrejt mësuesit.Vendimi erdhi pas një votimi të fshehtë të realizuar nga nxënësit e klasës së 8 c dhe 2 mësueseve të zgjedhur nga këshilli i mësuesve. Në përfundim të kësaj mbledhjeje për mësuesin u vendos masa disiplinore paralajmërim për përjashtim nga puna dhe për nënxënësin masa e vërejtjes.Ngjarja e dhunës së ndodhur në shkollën 9-vjecare në Sarandë është një rast i cili rëndom po ndodh cdo ditë në cdo shkollë shqiptare. Shkak për këtë behet jo vetëm pa përgjegjsmëria e mësuesve por edhe e nxënësve të cilët tregojnë një rrebelim të hapur kundrejt arsimit.

No comments:

Post a Comment