28 November 2013

FESTA E PAVARESISE NE GJIROKASTER


E vakët dhe e ngjashme me cdo 28 Nentor festa e flamurit në Gjirokastër është përmbledhur vëtëm me vendosjen e kurorave me lule në monumentin e heroi kombetar Cerciz Topulli. Në këtë ceremoni politika duket e bashkuar edhe pse duhet thënë se të djathtët po sot festojnë edhe diten e clirimit të vendit nga pushtuesit nazist.
Prefektja Zamira Rami prezente në këtë ceremoni e cilësoi këtë ditë si një ditë të madhe për popullin shqipëtarë dhe qytetarët gjirokastrit, duke iu drejtuar atyre një mesazh urimi për ditën e Shqipërisë së lirë.Ndërsa në mesazhin e tij të urimit Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Bime vlersoi gjithashtu kontributin që qyteti i gurtë dha për lirinë dhe pavarsinë e vendit nga regjimi osman.Një rol të rëndësishmë në shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë ka luajtur edhe qyteti i Gjirokastrës, ku ndërmjet delegatëve nga gjithë Shqipëria të cilët e shpallën në vlorë vendin e lirë nga zgjedhja osmane merrnin pjesë dhe përfaqësues nga qyteti i gurtë. Elmaz Boce, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poda dhe Jani Papadhopulli disa prej tyre nënshkues të deklaratet të pavarësisë në 28 Nentor 1912.

No comments:

Post a Comment