23 April 2014

Dita nderkombetare e Librit

                                                                                       
Në ditën ndërkombëtare të Librit vjen lajmi I mirë në Gjirokastër, biblioteka e qytetetit do të dixhitalizohet. lajmi I u be public në një . aktivitet  të zhvilluar  në kuadër të kësaj dite në ambjentet e biblotekës “Apostol Meksi”.  Nënkryetari I bashkisë së qytetit të gurtë Odise Kote theksoi se projekti I ardhshëm I bashkisë do të përqëndrohet në rikonstruskionin e godinës së biblotekës dhe dixhitalizimin e saj. Po sipas tij dixhitalizimi I biblotekës dhe pasurimi I fondit të saj do të sillte lehtësira për mikun e librit dhe ata që e duan leximin.Sipas shefes së kulturës pranë Bashkisë Gjirokastër Magdalena Margariti pavarsisht mbizotërimit të tekonologjisë dhe internetit, libri vazhdon të jetë ende një mision qytetarë.
Pas bibliotekës Kombëtare biblioteka Apostol Mekshi në Gjirokastër do të jetë e para bibiotekë që do të ketë një sistem dixhital të arkivës së saj . Në këtë biblotekë gjenden 100 mijë libra ndërmjet të cilave dhe kopje të librit të parë të shkruar në gjuhën shqipe Meshari I Gjon Buzukut, literature të autorëve të huaj dhe shqiptarë të cilat mund tu vijnë në ndihmë jo vetëm studentëve por edhe studiuesve. Bibloteka e qytetit të gurtë mban emrin e rilindasit Apostol Meski,  I cili së bashku me Konstandin Kristoforidhin, me të cilin kishte lidhur miqësi të ngushtë, i dha mësimet e para të shqipes albanologut të ardhshëm, Hahnit. Ishte ndër të parët intelektualë patriotë shqiptarë që kontribuoi në mbledhjen dhe përpunimin e folklorit duke e paraqitur si një trashëgimi shqiptare e ndryshme nga trashëgimia e fqinjëve, e ndryshme nga kultura, nga mënyra e jetesës, zakonet, këngët dhe vallet e tyre.

No comments:

Post a Comment