13 September 2013

Inspektimi i shkollave dhe kopshteve


Nisja e vitit te ri shkollor 2013-2014 ka cuar inspektoritain e higjenës në Gjirokastër në inspektimin e shkollave dhe kopshteve. Me kameren e tv channel 7 u ndoq nga afer inspektimi në kopshtet e qytetit të gurtë ku u vunë re mjaft probleme. Ilir Ruka inspektor pranë drejtorisë së higjenes bëri me dije se problematika serioze janë hasur në shkollën e mesme Siri Shapllo dhe ne kopshtin Cicerima.
Përvec lagështires vihet re sipas tij se numri i madh i fëmijëve nuk korespondon me tualetet.Problem jo më pak shqetesues eshte dhe vendosja e koshave të mbeturinave mjaft afër me kopshtet e shkollat duke krijuar një ajër te rrëndë pranë kutyre mjediseve. Nga inspektoriati i higjenes janë lene detyrat përkatëse për cdo problematike te hasur. Viti i ri shkollor nis ne 16 shtator 2013 dhe për këtë gjithcka duhet të jetë gati në pak kohë.

No comments:

Post a Comment