14 June 2013

Maturantet perball matematikes


656 nxënës të rrethit të Gjirokastrës i janë nënshtruar të premten provimit të dytë të detyrueshëm, të maturës shtetërore ,atij të matematikës.Provimi nisi në orën 10.00 dhe  zgjati 2 orë e 30 minuta.Kamera e Televizionit Channel 7 u ndal ne shkollën e mesme Pedagogjike ,nxënësit  ndiheshin në ankth  në këtë provim. “Matematika është prova më e vështirë, pasi bën pjesë në profilin shkencor, ku hasim më  vështirësi”,-thanë ata .Sipas urdhërit të MASH në programet orientuese  të matematikës, ishte përcaktuar  rëndësia që  pati secila nga  7 linjat bazë të temave që maturantët kishin përvetësuar  për  këtë testim.
Funksioni, gjeometria, njehsimi diferencial e integral, si dhe statistika e probabiliteti kishin dhe pjesën më të  madhe të pyetjeve te  testit  te  matematikës. Në mënyrë  më të detajuar gjeometria, funksioni e njehsimi diferencial kishin 60 për qind të pyetjeve në  provimin e matematikës. Kërkesat  e provimeve ishin dy llojesh,  me zgjedhje të shumëfishtë dhe me  shtjellim të argumentuar. Zgjidhja e  problemave  pati një pjesë të  rëndësishme të pyetjeve që plotesoi nxënësi. Testi përmbante pyetje për të tre nivelet  e vështirësisë në raportet 40 për  qind të pyetjeve në nivelin nën mesatar, 40 për qind për nivelin mestar  dhe 20 për qind për nxënësit me  rezultatet të larta. Edhe gjatë këtij provimi pati bllokues të valëve të celularit në klasa dhe detektorë për të kapur të gjitha pajisjet elektronike që mund të tentohet të futeshin  në ambientet e provimit. Ndërkohë MASH ka veçuar testet e dyshuara për provimin e Letërsisë dhe do të verifikojë nëse ka pasur kopje.Pas provimit  të Matematikës, maturantëve u  mbeten vetëm provimet me zgjedhje, të cilave do t’u nënshtrohen  më 30 qershor. Në këtë mënyrë  ata mbyllin një cikël të rëndësishëm në jetën e tyre, për të nisur më pas garën universitare

No comments:

Post a Comment