06 September 2014

Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, ka bërë jehonë edhe në shtypin ndërkombëtar.

Agjencia e lajmeve “Reuters” publikon në koherencë të plotë me shtypin shqiptar lajmin e arrestimit të kreut të Bankës.“Guvernatori i Bankës së Shqipërisë arrestohet për vjedhje të thesarit.Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë Ardian Fullani u arrestua të premten në mbrëmje në zyrën e tij me akuzat për shpërdorim detyre mbi vjedhjen e 713.000.000 lekëve (6.630.000 dollarë). Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të Prokurorit. Fullani ka refuzuar të japë dorëheqjen pavarësisht protestave të qytetarëve të cilët firmosën një peticion për të kërkuar shkarkimin e tij. Ai kishte fituar një votë besimi në bordin mbikëqyrës”, shkruan agjencia "Reuters".Gjithashtu edhe gazeta prestigjioze britanike “Dailymail” ka raportuar për prangosjen e Guvernatorit Fullani, e cila duke cituar zëdhënësin e Prokurorisë, Albi Seranin, shkruan: “Guvernatori është arrestuar pas një vendimi të gjykatës me akuzat për shpërdorim detyre gjatë vjedhjes në bankë.“Nuk ka munguar as raportimi nga agjencia kineze e lajmeve, “Xinhua”, e cila shkruan se policia e Tiranës ka arrestuar të premten Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.  “Fullani është i akuzuar për shpërdorim të detyrës pas vjedhjes së 713 milionë lekëve (6.600.000 dollarë) nga Thesari i Shtetit”, shkruan “Xinhua”.

No comments:

Post a Comment