22 March 2013

Festohet ne Gjirokaster Sulltan Novruzi



Në një ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj, atë të Sulltan Novruzit. Qe ne oret e para te mengjesit besimtaret jane bere pjese e ritualeve te kesaj feste.”Kjo është dita e përkujtimit të Imam Aliut, dijetarit dhe shenjtorit më të madh, që luftoi ndaj diktaturës, injorancës, duke sjellë paqe, dashuri dhe mirësi”. Në këtë ditë nis stina e pranverës, sepse sot çdo gjë nis të marrë jetë e gjallëri. Dita nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe dhe dashuri.
Në këtë festë gjithë besimtarët veshin rrobat më të mira dhe vijnë së bashku për të bërë faljen në këtë ditë të madherishme ne çdo teqe. 22 marsi është shumë e pranishme në botën bektashiane.Me këtë rast bektashinjtë gatuajnë ushqimet karakteristike, që janë byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh,(spinaq, lëpjetë, majdanoz, fletë lakre, kopër, gjethe prasi etj. Bimët e tokës simbolizojnë jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë, brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike.

No comments:

Post a Comment