20 May 2014

Gjirokastër, sekuestrohen 350 kg drogë


350 kg drogë e llojit marjiuanë është sekuestruara mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës.  Lënda narkotike u sekuestrua në aksin rrugorë Gjirokastër-Golem në kuadër të operacjonit të koduar “Toareg” pas një informacioni të marrë në mënyrë operative se dy shtetas po trasportonin lëndë narkotike nga Lazarati në drejtim të fshatit Golem.
Burime nga policia locale bëjnë me dije se gjatë kontrollit të automjetit tipi Toareg me targa AT 724 AY rezultoi se në brendësi të mjetit u gjetën 300 pako me marijaunë të mbështjella me letër aluminë me peshë totale 350 kg lëndë narkotike. Të njëjtat burime bëjnë me dije se lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe I kanw kaluar Prokurorisw sw Rrethit Gjyqwsor Gjirokastwr pwr hetime tw mwtjeshme, ndërkohë po vijon operacjoni për kapjen e dy shtetasve me inicialet D.R dhe A.S që po trasportonin drogën,  pasi këta të fundit duke dukë përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë kanë mundur të largohen. Vetëm gjatë muajt maj në Gjirokastër janë sekeustruar  904 kg  marijuanë e dalë nga fshati Lazarat.

No comments:

Post a Comment