13 September 2014

Arrestohet petagogu

                                                                                     
Një pedagog i degës së Infermierisë në universitetin e Gjirokastrës ka rënë sot në prangat e policisë për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se pedagogu Hamid Ismailati u arrestua në flagrancë teksa merrte para në këmbim të notës kaluese. Gjithcka u finalizua në sajë të operacionit të koduar “Provimet e Vjeshtës”. Policia shton ndër të tjera se , “pedagogu u kap me 10 mijë lekë që ia mori një studenteje me qëllim që ti jepte notën kaluese” Të njëjtat burime saktësojnë se këtij shtetasi i janë sekuestruar në portofol dhe një shumë parash, rreth 565 euro edhe 28.500 lekë të reja.

No comments:

Post a Comment