17 March 2013

Greqi, vazhdon pengmarrja e Alket Rizait. E ëma: Aty rri, mos u dorëzo. Djali është i pafajshëm

E ëma e shqiptarit i cili po mban peng 4 gardianë në burgun helen, Alket Rizai i ka kërkuar djalit të saj të vazhdojë rrugën që ka nisur, ndërsa ka theksuar se ai është i pafajshëm.Donika Rizai është shprehur se vetëm një ditë më parë ka folur në telefon me djalin e saj, i cili i kishte thenë vetëm “shpirt, zemër”, ndërsa prej vitesh ata nuk takohen, pasi sipas saj, autoritet greke nuk e kanë lejuar këtë. Ajo i beri thirrje kryetares se
Parlamentit, Jozefina Topalli qe te merret me çeshtjen.Një prej pengjeve ka mundur të largohet nga rrëmuja e krijuar në përpjekjet e policisë për të arrestuar Rizain dhe për të liruar pengjet.Gjatë ditës policia ka ndërhyrë e armatosur dhe me granata tymuese e shpërthime kimike, por pa mundur të bëjë gjë.Sipas mediave greke, Alket Rizai tashmë është mbyllur në një korridor të ngushtë ku nuk ka dritare.
Pamje nga pengmarrja e Alket Rizait
Ndërkaq, autoritetet po zgjasin negociatat me shqiptarin e burgosur, për të shfrytëzuar më vonë lodhjen e tij dhe gjendjen e rëndë psikologjike.Tashmë Alket Rizai po mban peng prej shumë orësh edhe 5 persona të tjerë, të burgosur si dhe nga stafi i burgut.Avokati i Rizait, me të cilin ka bashkëpunuar prej kohësh, Sakis Kechagioglou ka ndërhyrë duke i kërkuar klientit të tij që t’i japë fund kësaj pengmarrje.“Të përgjërohem t’i japim fund menjëherë dhe të lëmë të lirë njerëzit e pafajshëm.”- mësohet të jetë shprehur avokati i shqiptarit.Po ashtu edhe e dashura e tij nuk ka mundur ta binde atë të dorëzohet.Alket Rizai u kthye mbrëmë në lajmin e parë të mediave në Greqi dhe vazhdon te jete.Rreth orës 21:00 ai ka marrë peng gjashtë persona në Burgun e Malandrinos, ku eshte duke vuajtur dënimin e dhënë ndaj tij.Alket Rizai, nga Fieri, u bë i njohur në Greqi pas dy arratisjeve spektakolare me helikopter nga Burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi. Në të dyja rastet, në vitet 2006 dhe 2009, Alket Rizai ia arriti që për disa muaj pas largimit me helikopter nga burgu t’i shpëtonte Policisë greke, duke u kthyer në personin më të kërkuar në vend. Ndihmesë të madhe në arratisjen nga burgu i dha shtetasja Soula Mitropia, e dashura e tij, e cila u dënua për përkrahjen e Rizait në tentativat e arratisjeve.

No comments:

Post a Comment