03 April 2014

INUK vijon shembjet ne aksin Tepelene- Gjirokaster

                                                                               

Inuk ka vijuar prishjen e ndertimeve pa leje me në jug të vendit duke u ndalur në askin Tepelenë Gjirokastër .Në këtë aks sipas burimeve nga INUK rezultojnë 34 ndërtime pa leje dhe po sipas të njëjtave burime vetëm dje janë shembur 15 objekte. gjatë ditës së sot prishja e ndërtimeve pa leje nuk janë shoqëruar me qëndresën e banorëve ,ndërkohë që INUK gjatë gjithë operacionit vijon të shoqërohet nga forcat Renea.Objektet pa leje janë kryesisht karburante dhe godina me objekt biznese të ndryshme.
Aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje  do të vijojë edhe në ditët në vijim . Mesohet  se vëmendja do të përqëndrohet në qytetin e Gjirokastrës ku rezultojnë reth 300 ndërtime pa leje. Në këtë qytet shembja e objekteve pa leje mbetet problematike për vet faktin se gjenden pjesa me madhe në zonën muzeale. Ndërkohë vet UNESKO i ka bërë disa herë thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa për eleminimin e ndërtimeve pa leje në këtë qytet.

No comments:

Post a Comment