19 December 2013

Sekuestrohen 11 kg mariuane





Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të trafikut të lëndëve narkotike,  kanë realizuar një tjetër goditje dhe konkretisht.Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë informacion se në autobuzin e linjës Gjirokastër –Tiranë, një shtetas transportonte një cantë shpine  me lëndë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në autobuzin e linjës Gjirokastër - Tiranë , rezultoi se në bagazhin e autobuzit ndodhej një cantë e mbushur me pako me lëndë narkotike.Nga kqyrja e cantës rezultoi se në brendësi të cantës kishte 10 pako të mbështjella me letër natriban  , ku pesha totale ishte rreth 11 kilogramë.Në Përfundim të veprimeve të para hetimore , rezultoi se cantën  në bagazhin e autobuzit e kishte vendosur adoleshenti nga Elbasani , R.Muca, 17 vjec,i cili është arrestuar në flagrancë.Lënda narkotike u sekestrua në cilësinë e provës materiale.Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

No comments:

Post a Comment