26 March 2014

Problemi i ujesjellësit në Delvinë: Gati projekti



Për të marrë zgjidhje furnizimi me ujë të pijshëm për 75% të banorëve të qytetit të delvinës pritet aprovimi i projektit të ri të bërë nga bashkia e qytetit me vlere 178.679.810 mije lekë. Deklarata vjen nga kreu i bashkisë Dhurim Alinani i cili tha se duke parë që problemi i furnizimit me ujë të ndotur prej 1 vit e gjysëm nuk po merr zgjidhje e vetmja alternative mbetej nje projekt i ri që zgjidh përfundimisht kete ngërc.
Projekti i dorëzuar tashmë në ministrinë përkatëse është përgatitur nga studio projektuese HUK dhe përmban stacion pompimi me pompa zhytëse në fshatin Rusan me kapacitet 1000m3 për furnizimin e 7500 bonorëve ose 75% të qytetit. Gjithashtu parashikohen katër puse me kapacitet 60 litra per sekondë me nje linjë dërgimi 865 metra .7500  banore te lagjes 9 Tetori dhe lagjes Sinan Bllaci ne qytetin e Delvines prej muajit Nentor 2012 dhe deri sot furnizohen ne cezmat e tyre me uje te ndotur Ndotja sipas specialisteve eshte nje ndotje bakteriologjike e nivelit te larte dhe ne te gjenden edhe prezenca e elmenteve vajore nentoksore.

No comments:

Post a Comment