24 March 2014

Fati i dhomave të tregëtisë

                                                                       

Dhomat e tregëtsisë janë të destinuar të shkojnë drej falimentit pasi ligjërisht nuk kanë asnjë kopetencë për të ndihmuar biznesin. Deklarata vjen nga kreu i dhomës së tregëstisë  së Gjirokastrës Mustafa Devolli i cili tha se të njëjtin fat do të ketë edhe Dhoma e Tregëstisë Gjirokastër ashtu sic ndodhi në Korcë, Dibër, Kukës dhe Berat nëse nuk bëhen ndryshime në ligj.Në Gjirokastër për kët vit në Dhomën e Tregëstisë janë anëtarësuar 20 biznese te reja, të cilat duhet të paguajnë një kuotë antarësimi prej 2 mijë lekësh e cila përdoret kryesisht për shpenzime të brendshme të dhomës së tregëtisë.
Edhe pse Dhoma e Tregëtisë Gjirokastër është munduar shpesh herë me organizmin e panaireve apo takimeve me biznese të huaja për ti dhënë frymëmarrje biznesit në rajon ajo mbetet e pafuqishme, pasi ligjërisht ajo nuk ka asnjë kompetencë për të dalë në mbrojtje të biznesit . Është pikërisht kjo arsyeja që shumë biznese e neglizhojnë atë dhe nuk shohin interes as të paguajnë kuotën e anëtarësimit dhe madje as të jenë pjesë e saj. Pas një takimi në kryeqytet me ministrin e ekonomisë shpresohet se shumë shpejt do të ketë ndryshime në ligj pasi në të kundërt dhomat e tregëtisë nuk do të egzistojnë më.

No comments:

Post a Comment