28 March 2014

Ndarja territoriale dhe minoritet

                                                                               

Diskutimi I Minsitrisë së Shtetit për Cështjet Vendore lidhur me reformën e re territoriale e vendosur këtë herë në Gjirokastër ka terhequr edhe vemendjen e konsullit Grek ne kete qytet Nikolaos Kotrakoi i cili kerkoi nga ministri Çuci te dinte se si do te veprohet me komunat minoritare pasi dihet qe Gjirokastra ka disa komuna qe jetojne shtetas Shqiptare me origjine greke .Vet ministri sqaroi se qeveria shqiptare eshte e vendosur te respektoje konventat nderkombetare per te drejtat e minoriteteve dhe si e tille komunat me minoritete jo vetem ne Gjirokaster nuk do te preken nga reforma e re territoriale.
“Përfaqësuesit e minoritetit grek kërkojnë në parim që njësitë e reja që krijohen të kenë vazhdimësi gjeografike dhe të ruhet statusi i minoritetit. Pra, të ruhet homogjenteti”Nderkohe ka pritshmëri të madhe që tri njësitë minoritare të Gjirokastrës, Pogoni, Dropulli i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm, të shkrihen me njëra tjetrën në një komunë të madhe. Ndërsa në Sarandë, komunat Mesopotam, Finiq, Aliko, Livadhja dhe Dhivër të krijojnë një njësi vendore; së dyti, në të gjitha variantet e diskutuara, qarku i Vlorës dhe i Gjirokastrës do të jenë në një rajon. Pra, ky fakt plotëson kushtin që zonat minoritare të jenë në një rajon. Nje fakt tjeter eshte se Omonia është caktuar të jetë vëzhguese e reformës. Deri tani nuk ka qëndrime zyrtare, por vetëm konsultime dhe diskutime”.

No comments:

Post a Comment