20 February 2014

Gjirokaster, "Sa me pak stres, sa me shume produktivitet",

"                                                                              

Sa me pak stres, sa me shume produktivitet" eshte aktiviteti qe u zhvillua sot ne kuader te oreve te lira mesimore nga nxenesit e shkolles 9-vjecare Urani Rumbo ne Gjirokaster. Ky aktivitet ka si qellim clirimin e nxenesve prej emocioneve negative qe shkaktohet nga ngarkesa mesimore dhe argetimin e tyre ne natyre si nje nga elementet qe sjelle pozitivitet tek ata. Sipas nxenesve dhe mesesve te kesaj shkolle ky projekt i propozuar nga qeveria e nxenesve eshte projektuar qe ne fillim te vititi mesimore dhe ne kuader te ketij aktiviteti 450 nxenes te kesaj shkolle zhvillojne lojera te ndryshme ne natyre per te pakesuar stresin dhe rritur produktivitetin e tyre ne mesime.
Stresi eshte nje nga faktoret kryesor e cila ndikon ne gjendjen emocionale negative te nxenesve, per kete arsye ne shume vende te botes neper shkolla ndermeren nisma te shumta per te ndihmuar nxenesit qe te clirohen nga energjite negative. Prsh ne vendet skandinave ne shtetin e Finlandes drejtuesit e shkolla, i mbyllin nxenesit per nje ore ne nje dhome te izoluar ku nuk mund te degjohet asgje qe vjen nga jashte klase dhe i lene te lire qe te bertasin, te thyejne sende si ne nje nga menyrat qe i cliron ata nga cdo energjie negative e cila shkakton stres dhe ul produktivitetitn e tyre.

No comments:

Post a Comment