14 February 2014

Shen Valentini ne vite

Ekzistojnë shumë teori rreth origjinës së ditës së Shën Valentinit, por më e njohura daton që në kohën e perandorisë Romake, gjatë sundimit të Klaudit të dytë, 270 pas e.s. Klaudi nuk dëshironte që meshkujt e asaj kohë të martoheshin gjate luftës, sepse mendonte se meshkujt beqarë ishin ushtarë më të mirë. Peshkopi Valentin, qëndroi kundra këtyrë dëshirave dhe kreu ceremoni martesore të fshehta. Për këtë arsye, Valentini u arrestua dhe më pas u ekzekutua nga urdhëri i perandorit më 14 Shkurt. Kur ishte në burg i shkroi një shënim vajzës së rojës së burgut duke e firmosur në fund, ” Nga Valentini yt”. Një shprehje mjaft e dëgjuar në këto ditë.Histori të tjera për ditën e Shën Valentinit
Romakët e vjetër festonin festën fetare të Luperkalias në 14 shkurt në nder të Xhuno-s, mbretëreshën e perëndive dhe perëndeshave romakë. Xhuno ishte gjithashtu perëndesha e femrave dhe martesave.Shumë besojnë se simboli X, ishte sinonimi i puthjes në kohën mesjetare. Njerëzit të cilët nuk shkruanin dot emrat e tyre firmosnin në sy të një dëshmitari me shkronjën ” X”.
Më pas ” X” puthej në shenjë sinqeriteti.Vajzat e periudhës së mesjetës,hanin ushqime të cuditshme në ditën e Shën Valentinit në mënyrë që të ëndërronin për burrin e tyre të ardhshëm.Në periudhën mesjetare, djemtë dhe vajzat e reja tërhiqnin emra nga një enë që të shikonin kush do të ishte Valentini i tyre. Më pas e qepnin këtë emër me gjilpërë në mëngë për një javë rresht që t’a shikonin të gjithë. Kjo është dhe origjina e shprehjes ” mbaje zemrën nën mëngë”Në 1953, mbreti i Anglisë, Henry VII, deklaroi zyrtarisht 14 Shkurtin si dita e Shën Valentinit.

Cokollata

Kazanova, i shumënjohur si ” I dashuri më i madh ” hëngri cokollatë për t’u bërë sa më burrëror.
Mjekët e viteve 1800 këshilluan shumë pacientë të hanin cokollata që të qetësohen për dashurinë e tyre të humbur.
Richard Cadbury prodhoi kutinë e parë të cokollatës për ditën e Shën Valentinit, në fund të viteve 1800.
Në ditën e Shën Valentinit shiten më shumë se 35 milion kuti cokollatash në formë zemre.Mbi 1 miliard dollar vlerë cokollate blihen në Amerikë ditën e Shën Valentinit.

Lulet

73% e njerëzve të cilët blejnë lule ditën e Shën Valentinit, janë meshkuj, dhe 27 % femra.
15% e femrave amerikane u dërgojnë vetë vetes lule për Shën Valentin.
Trëndafila

Trëndafili i kuq ka qenë lulja e preferuar e Venus-it, perëndeshës romake të dashurisë
Trëndafilat e kuq konsiderohen si lulja e dashurisë sepse ngjyra e kuqe qëndron për ndjenja të forta romantike.
Ditën e Shën Valentinit në Amerikë shiten 189 milion rrënjë trëndafilash
Kalifornia prodhon 60 % të trëdafilave amerikanë, por numri më i madh që shiten atë ditë importohen, më së shumti nga Amerika e Jugut
Rreth 110 milion trëndafila, më së shumti të kuq, shiten dhe shpërndahen brënda tre ditëve të peruidhës së Shën Valentinit

Kartolinat


Rreth një milliard kartolina dërgohën nëpër gjithë botën , atë ditë.
Femrat blejnë atë ditë rreth 85% të kartolinave
Mësuesit marin më shumë kartolina, më pas fëmijët, nënat,gratë,të dashurat dhe kafshët
Faktë të tjera për Shën Valentinin

Përvec Amerikës, Shën Valentini fesothet në Kanada, Meksikë, Angli, Francë, Australi, Danimarkë dhe Itali
Dhurata më fantastike e dashurisë është Taj Mahal në Indi. Është ndërtuar nga perandori Mughal Shahjahan si përkujtimore ndaj gruas së tij
Cdo Shën Valentin, qyteti Italian Verona, ku të dashuruarit e Shekspirit Romeo dhe Zhulieta jetuan, merr rreth 1000 letra adresuar ndaj Zhulietës
Rreth 3% të njerëzve që kanë kafshë shtëpiake, u japin dhurata kafshëve të tyre atë ditë
Në amerikë, 64 % e meshkujve nuk bëjnë plane paraprake romantike për të dashurat e tyre

No comments:

Post a Comment