20 February 2014

Komunistët e Gjirokastrës kundër protestave të PD-së

                                                                           
Gjirokastra u zgjua mëngjesin e sotëm nen posterat e Enver Hoxhës të vendosura nga partia komuniste e Gjirokastrës  përgjatë gjithë bulevardit kryesor të lagjes "18 shtatori"si kundërpërgjigje ndaj protestes së demokratëve në kryeyqtet .Sipas tyre Demokratët kërkojnë të përbaltin figurën e Enver Hoxhës për herë të dytë ashtu si kunder ndodhi në 20 shkurt të vitit 1991.
Po sipas tyre demokratët lartësuan tradhetarët e vendit si Ahmet Zogu dhe po përbaltin Enver Hoxhen. Ata kërkojnë pastrimin e figurës së liderit të tyre historik qofte edhe me referendum popullor.Për komunistët e Gjirokastrës protesat e demokratëve është poshtërsi që po i bëhet këtij vendi pasi po con vendin drejt një lufte civile që mund ti shërbejë vetëm sali Berishës e Lulëzim Bashës.Ne 20 shkurt të vitit 1991 në orën 14:30 në kryeqytet u rëzua busti i liderit komunist Enver Hoxha dhe më pas i gjithë vendi u përfshi në kaos sot 23 vjet më pas sipas komunistëve të Gjirokastrës Sali Berisha kërkon të rikthejë atë situatë për përfitime vetjake .

No comments:

Post a Comment