27 February 2014

Abuzimet ne komunen Krahes te rrethit Tepelene


Abuzimet me fondet e ndihmes ekonomike dhe personave me aftesi te kufizuar po evidentohen cdo dite dhe me shume edhe ne Qarkun e Gjirokastres . Per kete arsye ka ardhur edhe padia e pare zyrtare ne prokurorine e Gjirokastres per dem te konsiderueshem ekonomik. ka qene Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Gjirokastër ka denoncuar në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër Kryetarin e Këshillit të Komunës Krahës, 16 anëtarët e Këshillit dhe administratorin e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar me motivacionin e shpërdorimit të detyrës dhe shkaktim dëmi ekonomik.
Pas kontrollit të ushtruar për periudhën korrik 2012-dhjetor 2013, u konstatuan shkeljet e mëposhtëme: - 162 familje në komunën Krahës janë trajtuar në kundërshtim me ligjin, duke shkaktuar dëm ekonomik shtetit prej prej 507.200 lekesh vetëm për muajin dhjetor të vitit 2013. - 22 familje trajtohen me Vendim Këshilli, në kundërshtim me VKM duke shkaktuar një dëm ekonomik në masën 345 900 lekë për periudhën janar-shtator 2013. - 14 raste me mangësi në dokumenta ligjore në kundërshtim me me VKM nr.618, date 07.09.2006 “Për përcaktimin e kritereve të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar”, - 24 raste tek invalidët e punës pa dokumentacionin e duhur ligjor në kundërshtim me VKM nr.869, datë 18.06.2008 « Për zbatimin e Ligjit nr.7889 datë 14.12.1994 « Për statusin e invalidit » pika 18..Aktualisht jane duke u kaluar ne sirte mjaft bashki dhe komuna ne kete qark pasi mendohet se abuzimi kalon ne miliona leke ne dem te shtetit.

No comments:

Post a Comment