11 March 2014

Goditet ne gure autobuzi

                                                                                     
Një autobus i linjës së transportit Shqipëri-Greqi është qëlluar me gurë në vendin e quajtur, Kordhoc, në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën të ditur se autobusi me targa INK1608 i linjës Gjirokastër-Janinë ka pësuar dëmtime në xhamin e përparmë si pasojë e sulmit me gurë që i është bërë.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në radhët e pasagjerëve. Pas sulmit, autobusi ka ndaluar në Dervician ku dhe kanë sinjalizuar policinë rreth sulmit. Blutë janë vënë në kërkim të autorëve ndërsa dyshojnë si shkak, konkurrencën mes palëve.

No comments:

Post a Comment