03 April 2013

Perjashtohen 5-se lojtare te Luftetarit


Lajmi qe ka bere buje diten e djeshme ne ambientet sportdashese te qytetit ishte perjashtimi i 5 futbollisteve nga rradhet e luftetarit. Behet fjale per Ylli Shametin, Jasmin Rraboshten, Andi Bakiasin, Rustem Hoxhen dhe portierin Marko Milivojevic. Masa futbollisteve i eshte komunikuar menjehere pas prezantimit te trajnerit te ri ne nje kohe qe lojtaret ishin bere gati per te zhvilluar stervitjen e pare nen drejtimin  e Arjan Bellait. Nga klubi i Luftetarit behet e ditur se masa per keta pese futbolliste eshte marre per shkak te mos arritjes se objektivave dhe impenjimit te tyre te pamjaftueshem ne ndeshje te caktuara.
Por fakti qe mes te pezulluarave ka edhe lojtare qe nuk ishin zgjedhje e pare e trajnerit Martini te ben te dyshosh. Gjithsesi te kontaktuir nga channel 7 futbollistet nuk kane pranuar te prononcohen duke deklaruar se nuk kane marre ende nje version zyrtar lidhur me masen e marre ndaj tyre. Kujtojme qe Shameti dhe Rraboshta jane dy nder pikat me te forta te Luftetarit, ne nje kohe qe Bakiasi, Hoxha dhe Milivojevic jane afruar prane bluzinjve ne merkaton e janarit. Tashme mbetet per tu pare se si do te rrjedhin ngjarjet ne kampin bluzi, ku me sa duket objektivi i vetem mbetet formatimi i Luftetarit te se ardhmes. Arjan Bellai do te jete trajneri i ri i Luftetarit ne 6 javet e mbetura te kampionatit, por edhe ne sezonin e ardhshem. Pas doreheqjes se teknikut Edi Martini menjehere pas barazimit me Bylisin javen e kaluar, drejtuesit gjirokastrite kane vendosur qe fatet e skuadres tja besojne ish-mesfushorit te kombetares Arjan Bellai. Ai ka nenshkruar nje kontrate 18 mujore me klubin dhe eshte prezantuar dje perpara skuadres nga donatori Qazim Muho.Bellai do te punoje me te njejtion staf qe kishte edhe trajneri Martini. Ndihmes se tij do te jene Neritan Novi dhe Dritan Kristidhi..


No comments:

Post a Comment