26 February 2014

A do te riaktivizohet aeroporti i Gjirokastres ?


Nga endra per ndertimin e nje avioni   duket se  qyteti i gjirokastres eshte  perfshire ne endren per ndertimin e aeroportit. Kjo per faktin e thjeshte se prej kohesh nga qeverite shqiptare jane leshuar sinjale  per  zhvillimin e ketij transporti  i cili dikur  ka funksionuar   ne disa  qytete te Shqiperise.  Lançimi me i fundit i  kesaj ideje eshte bere nga ministri  Haxhinasto,  lançim ky  qe ka  vene ne levizje  perfaqesues te Forumit  te Gjirokastres per aeroportin te  leshojne nje apel ne  drejtim te deputeteve te Gjirokastres  dhe keshillit bashkiak te qytetit  per  te lobuar per kete qellim.Dikur  Dino Çiço  i  njohur  i qytetit u perfshi  ne endren  e tij per te ndertuar nje avion Perpetum mobile ender qe natyrisht perfshiu edhe qytetaret  e  Gjirokastres , nderkohe qe sot endra  e gati 1 000 qytetareve  eshte shprehur permes  nje faqeje ne internet   me emertesen : Forumi per aeroportin  Gjirokaster.
Nese  nga perpjekja e  Dino Çiços kane mbetur  sot vetem  disa  pjese  te avionit te tij  ne  muzeun  e qytetit  ne   fakt  nga  aeroporti   i Gjirokastres sot kemi  ambientet e tij ndihmese  si  dhe kullen e navigimit e cila u rikonstruktua me  nje financim prej 100  mije Euro nga delegacioni Italian. Transporti civil i brendshem ajror   ne Shqiperi  e  ka origjinen e tij me 04.09.1924.   Linja ajrore Tirane-Gjirokaster-Tirane u inagurua ne 11 gusht 1929 dhe ishte operative vetem ne kushte kohe optimale. Ne kete periudhe veshtiresia kryesore paraqitej ne gjetjen e ekuipazhit qe do te kryente sherbimin , fillimisht ka operuar nje ekuipazh i reduktuar gjerman dhe me pas nje italian. Ne keto kushte filloi transporti i pasagjereve dhe i postes duke perdorur dy ose tre aeroplane te lehte te tipit “AlbatrosE” dhe “AlbatrosG” me tre vende secili.Ne vitin 1932 u abrogua marreveshja me gjermanet dhe iu dha  koncensioni per sherbimin ajror civil shoqerise italiane “Ala –Littoria”,me te cilen Qeveria Mbreterore Shqiptare lidh kontrate per koncension eskluziv.Ne kete periudhe nis edhe ndertimi i aeroporti te Gjirokastres. Ne vitet ‘30-‘40 ky aeroport ka patur nje funksion te dyfishte, ate civil dhe ushtarak. Gjate viteve te luftes ketu u vendosen rreth 30 aeroplane  transporti, bombardues, civile, etj.Me Italine funksiononte linja Gjirokaster –Brindisi. Ky lloj transporti zgjati deri ne fund te luftes se dyte boterore pas se ciles, me futjen e Shqiperise ne kampin socialist sherbimi civil ajror eshte nderprere dhe nuk eshte menduar me per riaktivizimin e ketij lloj transporti si nje nevoje per zhvillimin ekonomik e social te vendit.Aerodromet dhe fushat e aviacionit qe egzistonin perdoreshin nga Ministria e Mbrojtjes per qellime ushtarake, per nevoja qeveritare dhe humanitare si dhe per  sperkatje ne bujqesi.  Aeroporti i Gjirokastres ndodhet ne nje distance 0.8 km nga ana lindore e qytetit e 0.5 km nga rruga nacionale , shtrihet ne fushen e Gjirokastres, ne nje lartesi 190 m mbi nivelin e detit. Aeroporti perfshin nje siperfaqe komplekse rreth 124 000 m2 Aeroporti sot ka  nje piste me gjatesi 1250 m dhe gjeresi 100 m duke i shtuar kesaj edhe ambientet per parkimin e avioneve  me permasa 300 m gjatesi dhe 80 m gjeresi si dhe nje siperfaqe  prej rreth 20.000 m2 te Zones ku ndodhen godinat e aeroportit.Riaktivizimi i aeroportit te Gjirokastres shihet si nje mundesi e mire zhvillimi  veçanerisht   ne rritjen e  fluksit turistik. Sot per ndertyimin e  tij jane hartuar dy projekte. Aeroporti per vite me  rradhe ka qene  nen vezhgimin e  vazhdueshem  te specialisteve  te  Drejtorise  se Pergjitheshme te Aviacionit Civil  te cilet kane  nevizuar  faktin  se  ky aeroprt i ka  te gjitha parametrat per tu  riaktivizuar.

No comments:

Post a Comment