16 October 2013

Komunistet festojne ditelindjen e E.Hoxhes


Edhe ne kete 16 tetor komunsitet e Gjirokastres  kane kremtuar lindjen e liderit te tyre historik Enver Hoxhes.Ne  kete 105 vjetor komunistet edhe pse cdo vit me te paket ne numer, vijne me ide te qarta per ate cka kerkojne, ne sherbim te lartesimit te figures se enver Hoxhes.  Ne nje dalje per shtyp ata kerkojne ringritjen e bustit te Enver Hoxhes, si dhe rindertimin e muzeut te LANC "levizjes antifashiste nacional clirimtare".
Sekretari i kesaj partie z. Delo Seriani tha per mediat se edhe nese qeveria nuk e aprovon kete kerkese ata kerkojne nga bashkia e qytetit te jape vendin e dikurshem ku ishte vendosur busti i Enever Hoxhes, i cili sipas komunisteve mund te ngrihet me kontribute vullnetare. Po sipas tyre jane disa qarqe te caktuara qe i tremben figures dhe kontributit te enever hoxhes dhe kjo tregohet qarte, pasi lejojne bustin e Zogut ne mes te kryeqytetit dhe nuk lejojne ate te Enver Hoxhes.Enver Hoxha lindi ne Gjirokaster ne 16 Tetor te vitit 1908 ne nje lagje karakteristike Gjirokastrite ne palorto.Mësimet e para i mori në Gjirokastër ne vitet 1917-1924 në shkollën Drita, pas vitin 1924 do te ndjek studimet ne Liceun e Gjirokastres te cilat do ti vazhdoje me vone ne Liceun e Korces nga viti  1927-1930.  Në tetor 1930 Enver Hoxhës iu dha një bursë nga qeveria e Zogut për të studiuar biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ne Universitetit e Montpeljesë ne Francë. Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga Ministria e Arsimit sepse nuk kishte kaluar asnjë provim. Mbas kësaj ai shkon në Paris ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë te Sorbones ku perseri nuk mundi te kaloj provimet dhe te vazhdoje me tej. Enver Hoxha ka luajtur nje rol te rendesishme ne Levizjen Antifashiste Nacional Clirimtare gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi  dhe gjithashtu ne  ringritjen e shtetit shqiptar ne nje periudhe 50 vjecare . Pikerisht  per kete kontribut  komunistet jo vetem te gjirokastres, por edhe tepelenes dhe permetit nuk mund ta harrojne kete figure historike qe per ta do te mbetet gjithmone ne pjedestal.

No comments:

Post a Comment