06 January 2014

Dita e ujit te bekuar

                                                                                   
6 janari ka qenë një fillim viti i mbarë për 17 vjecarin nga Vlora Mateo Guri, i cili duke sfiduar të ftohtin ka kapur kryqin në ujërat e lumit Drino si pjesë e ritualit të ditës së ujit të bekuar. Gjatë kësaj dite besmitarët ortodoksë të qytetit të Gjirokastrës kanë kremtuar Ditën e Ujit të Bekuar  duke ndarë mesazhe urimi ndërmjet njeri tjetrit dhe duke kryer shërbesën e bekimit të ujit që quhet ndryshe Ajazma e Madhe. Të pyetur nga kamera jonë besimtarët uruan për më shumë paqe dhe vllazëri mes njëri tjetrit.
Sipas librave të Shenjtë 6 janari është dita e Shën Trinisë , kur Jezus Krishti pasi mbushi 33 vjec u pagëzua në lumin Jordan nga Gjon pagëzori dukë shpalosur tri fytyrat e lutjes së krishterë: Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Në këtë ditë besimtarët e krishterë të udhëhequr nga priftërinjtë nisen nga Kisha drejt vendit ku do të hidhet kryqi dhe personi që gjen kryqin konsiderohet me fat gjatë gjithë vitit. Dita e Ujit të Bekuar njihet ndryshe dhe si dita që zoti bekoi ujërat. Në këtë ditë besimtarët marrin me vete ujë të bekuar me të cilin bekojnë shtëpitë e tyre për një vit sa më të mbarë.

No comments:

Post a Comment