06 January 2014

Rritja e cmimeve

Pesë ditë pas hyrjes në fuqi të paketës fiskale, në treg ka nisur rritja e çmimeve të mallrave me akcizë si karburante dhe cigare. Nga një vëzhgim normal në treg konstatohet një rritje e çmimit të karburanteve deri në 6 leke për litër në disa prej pikave të shitjes me pakicë. Kështu, nëse javën e kaluar, në mbyllje të muajit dhjetor, një litër naftë është tregtuar nga 183 deri në 188 lekë për litër, aktualisht çmimi luhatet nga 183 deri në 193 lekë për litër.
Rritje të beftë ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Kështu nga 187-188 lekë për litër që është tregtuar një javë më parë, këtë fillim Janari benzina është shitur me 187- 199 lekë për litër. Rritja e çmimit te karburanteve nuk mund t’i faturohet paketës fiskale, pasi ne baze te ligjit, kompanitë e karburanteve duhet te kenë krijuar rezerva dhe rritja nuk mund te reflektohet menjëherë.E njëjta situate paraqitet edhe në tregun e shitjes me pakicë të cigareve. Në disa pika të shitjes me pakicë , paketat e cigareve janë shtrenjtuar me 30 lekë. Deri ne 50 lekë.Në të gjithë paketën rënduese të taksave, rritja e barrës për cigaret ishte ajo më pak e kundërshtuara nga publiku. Qeveria tha se të ardhurat shtesë do i mundësojnë asaj të vërë nën kontroll financat, por edhe të rrisë shpenzimet për shëndetësinë. Por, shtrenjtimi i çmimeve në treg dy herë më shumë sesa rritja e taksës do të thotë se gjysma e kostos shtesë që po paguajnë qytetarët nuk do të shkojë në buxhet apo për spitalet, por shkon si fitim për tregtarët. Tregu i cigareve në Shqipëri është i dominuar nga disa kompani, të cilat kanë licencat eskluzive të tregtimit nga prodhuesit e tyre. Për shkak të specifikave, në shumë vende të Botës shitja e cigareve i nënshtrohet rregullave të forta. Madje, disa nga vendet, edhe ato të zhvilluara, e mbajnë tregtimin e tyre si monopol shtetëror ose përcaktojnë çmimin fundor të shitjes. Ndërsa, në vende të tjera ku tregu është i liberalizuar, qeveritë ushtrojnë kontrolle të forta për të mos lejuar abuzimet. Në vitin 2008, Zyra për Tregtinë e Ndershme në Britani fillimisht akuzoi dhe më pas gjobiti me 225 milionë paund kompanitë më të mëdha të cigareve për fiksim të çmimit në dëm të konsumatorëve





No comments:

Post a Comment