07 January 2014

Kakavijë, emigrantet shqiptare largohen drejt vendeve të punës

Vijon të jetë I lartë numri I emigrantëve që lënë Shqipërinë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavies Vetëm gjatë 24 orëshit të fundit nga kjo pikë kufitare  kanë dalë 7500 shtetas dhe 1700 automjete, ndërkohë që kanë hyrë në Shqipëri 2500 shtetas dhe 470 automjete. Pavarsisht lëvizjeve të shumta që raportohen në këtë pikë kufitare situata paraqitet e qetë dhe pa rradhë të gjata e orë pritjeje . Kjo edhe për shkak të sporteleve të shtuar të autoriteteve tona kufitare të cilat po punojnë me 6 sportele në dalje të kufirit dhe 3 sportele në hyrje,
ndërkohë që pala greke po punon me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje të saj. Duhet theksuar se lëvizja e emigrantëve nuk ka qenë e menjëhershme për të shfaqur fluks të menjëhershëm ne kufi dhe kjo ka ndihmuar autoritet kufitare të përballojnë levizjen në te dyja anët e kufirit. Gjatë 4 ditëve të fundit numri i emigrantëve të cilët kanë lënë Shqipërinë arrin shifrën e 26551 shtetasve dhe 5446 automjeteve.Ndërkohë në Shqipëeri për festat e fundvitit kanë hyrë më tepër se 60 mijë persona

No comments:

Post a Comment