21 January 2014

Basha ne Gjirokaster

                                                                             
Kjo qeveri po njeh vetëm dështime  të njëpasnjëshme. Në Shqipëri ndihet fryma e revoltës. Thembra e Akilit është mashtrimi me të cilin qeveria erdhi në pushtet.
Kryetari I PD Lulzim Basha është ndalur në Gjiroakstrës në kremtimet e 23 vjetorit të krijimit të degës së PD në këtë qytet. Mirënjohje të veçantë ka shprehur Basha jo vetëm për themeluesit e PD, por për çdo qytetar të Gjiroakstrës për kurajon civile dhe sakrificën për liri.“Gjirokastra ka një histori të veçantë. Kjo magji e mistershme që edhe themeluesit e vjetër të PD vazhdojnë ende përpjekjet që demokracia të ecë përpara është element frymëzues I qytetarisë suaj. Të rinjtë e atëhershëm gjirokastritë iu përgjigjën thirrjes që vinte nga intelektualët më të shquar të kohës, në këtë qendër të rëndësishme vlerash, historie, në atë që deklarohej si bastion I komunizmit dhe hapën degën e PD. Nderim e mirënjohje për themeluesit e nismëtarët e sendërtimit të shtëpisë së madhe të lirisë në këtë qytet.
”Nga gjirokastra kryetari I PD Basha ka dhënë direktivën e vet për një analizë objective, profesionale dhe pa gjueti shtrigash. Duke lançuar bashkimin ai është treguar I prerë kur ka thënë se kjo analizë do të jetë pa konformizëm me nje kritikë të ndershme dhe zgjerim në çdo nivel.“ Demokratët janë krenarë për historinë e tyre, jo robër të saj. Në këtë sfidë të madhe, në këto kushte të reëja duhet t’u bëjmë ballë gabimeve të së kaluarës. Askund më mirë se në Gjirokastër s’mund të marrim mësimet e duhura se sa I rëndësishëm është bashkimi. Nuk dua të tregoj me gisht asnjë përgjegjës, por kam besim se procesi I analizës do të jetë I thellë, me kontributin e çdo anëtari. Analiza duhet bërë për një energji të re, për t’u rikthyer si forcë e re politike. Nuk mund të ketë standard të dyfishte, demokratë paradite dhe jodemokratë pasdite. Nga ky process dega Gjirokastër do të dalë me vendosmëri të madhe për të mirëpritur të gjithë ata që duan të jenë pjesë e realitetit tonë të ri, përpjekjeve tona për fitore dhe luftë ndaj një qeverie arbitrare që nxit krizë e pasiguri, realiteti I mjerë me të cilin përballen sot shqiptarët.”Kreu I opozitës Lulzim Basha ka theksuar se qeveria e re ka zëvendësuar çdo vlerë të lirisë së fituar në këto 23 vjet me praktika antidemokratë që po prodhojnë përditë varfëri e prapambetje. Ai ka thenë se sot rendi e siguria janë në gjendje alarmante, ndërsa ka theksuar se pa rivendosjen e konsensusit për të gjitha pikat e paravendosura, nuk do të ketë marrëveshje me këtë mazhorancë.“Edhe pse nuk duan ta pranojnë, kjo e sotmja është një qeveri me mendësi të vjetër, ndërsa rendi e siguria janë në gjendjen më të zezë. Vetëm sot Brenda dy orësh , ndërkohë që ministry Tahiri po mbante fjalim pati një shpërthim tritoli dhe 2 vdekje në rrugë. Mosrespektimi I statusit të nëpunësit ka sjellë zëvendësimin e profesionistëve me militante partiakë. Rritje e numrit të vrasjeve, pasiguri, polici e evidentuar si bashkëfajtore në rritjen e trafiqeve. Kjo qeveri po njeh vetëm dështime  të njëpasnjëshme”.Basha ka cilësuar  si dramatike situatën e sotme në Shqipëri ,ndërsa shqiptarët të zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve.“Dënojmë braktisjen solemne të premtimeve me të cilat kjo qeveri erdh I në pushtet. Sa lista janë eliminuar, sa vende pune janë hapur sot në Gjirokastër? Asgjë e prekshme dhe reale, pa shëndetësi e legalizime falas. Situatë dramatike për shqiptarët e zhgënjyer. Në Shqipëri ndihet fryma e revoltës. Mashtrimi e gënjeshtra janë të dënueshme. Thembra e Akilit është mashtrimi me të cilin qeveria erdhi në pushtet. Sot kemi vetëm një propagandë të shfrenaur të aleancës Rama- Meta. Shqiptarët po fillojnë të kthejnë sytë e shpresës nga PD.”

No comments:

Post a Comment