19 January 2014

Operacion antidrogë i koduar “Pilotet” Sekusetrohen drogë e armë.

Sekuestrohen rreth 275 kilogamë Mariuanë dhe dy armë zjarri.Arrestohen  në flagrancë dy autorët.Gjatë orëve të mbrëmjes së datës 18.01.2014 dhe orëve të para të mëngjezit të datës 19.01.2014, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë zhvilluar një  tjetër operacion të koduar “Pilotet”.Rreth orës 23.30, të datës 18.01.2014, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë zhvilluar një operacion në aksin rrgor Gjirokastër Uji i Ftohtë për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.Mbi bazën e informacioneve të marra më parë , se një automjet xhip me targa të huaja po transportonte një sasi të madhe lendë  narkotike nga Lazarati në drejtim te Tepelenës , kanë bërë të mundur që në aksin rrugor Gjirokastër Uji i Ftohët të evidentojnë automjetin e dyshuar i cili po lëviste me shpejtësi të madhe në drejtim të Tepelenës.
Drejtuesi i automjetit kur  ka parë që po e ndiqnin Specialistët  Sektorit Kundër Narkotikëve  ka shuar akoma me shumë shpejtësinë dhe nuk i është përgjigjur thirrjes për të ndaluar në postobllokun e policisë por me shpejtësi të madhe ka carë postobllokun duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi,ku në afërsi të Urës së Lekëlit drejtuesi i automjetit së bashku me një shtetas tjetër kanë braktisur automjetin dhe janë futur në shtratin e lumit Drino .Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë vijuar ndjekien e tyre  ku pas gjysëm ore është bërë edhe kapja dhe arrestimi i tyre dhe konkretisht:

Behar Islami  i datëlndjes 1984, lindur dhe banues në shatin Dukaj të rrethit Tepelenë.
Robert Islami, i datëlndjes 1984,lindur e banues në fshatin Dukaj të rrethit Tepelenë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se në bagazhin e automjetit dhe në sediljet e pasme  kishte 199 pako në formë cilindrike me peshë të ndryshme , gjithësej rreth 250 kilogramë Mariuanë.Nga vazhdimi i operacionit antidroge  ne bashkepunim edhe me Komisariatin e Policise Tepelene , rezultoi se në fshatin Dukaj , në banesën e shtetasit Behar Islami , u gjetën në një depo , dy armë zjarri , dhe 5 thasë plasmasi të mbushur me lënë narkotike në formë e boces të fshehur në bidona plastikë, gjithësej rreth 25 kilogramë mariuanë.Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i dy shtetasëve të sipërpërmendur të cilët janë kushërinj me njëri tjetrin ,si dhe ëshë bërë  sekuestrimi i lëndes narkotike , armëve të zjarrit dhe automjetit në cilësinë e provës materiale.












No comments:

Post a Comment