15 October 2013

Festa e Kurban Barjamit


Qindra besimtarë myslimanë në Gjirokastër  festojnë sot festën e Kurban Bajramit. Që prej orëve të para të mëngjesit, kur nis lindja e rrezeve të para të diellit, dhjetra besimtarë nisën me faljen e namazit të Kurban Bajramit në xhaminë e qafës së pazarit . Për Besimtarët, festa e Kurban Bajramit është frymëzim i dashurisë, i triumfit të së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës.
Si e tillë, besimtarët bëjnë sakrificë në emër të profetit Ibrahim. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshë duhet të jetë së paku një vit i vjetër. Pas sakrificës së kafshës, sipas Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde. Kjo festë është përkujtim dhe ripërtëritje e aktit të Profetit Ibrahim, i cili u tregua i gatshëm të sakrifikonte djalin e tij, Ismail, nga një urdhër i Zotit përcjellë në ëndërr. Por, kur profeti Ibrahim do të sakrifikonte djalin e tij, Ismail, nga Zoti i vjen urdhri për ta ndalur dorën, duke i dhuruar një dash, që më pas u bë kurban për hir të Zotit

No comments:

Post a Comment