04 October 2013

Aventure dy mujore per klandestinet


Te aratisesh prej regjimit Sirian për një jetë më të mirë në vendet Europiane ku ëndërrat mund te behen realitet është aventura 2 mujore e shtetasve Sirianë që kërkojnë të kalojnë nëpërmjet Shqiperise drejt Gjermanise apo gjetke.Të paqarte për fatin e tyre tregojne si jane nisur nga Siria drejt Stambollit dhe me pas ne Greqi ku prej dy muaj ju eshte dashur te ecin pa fund. Nga Greqia ju kane mjaftuar pesë ditë për të kaluar në territorin Shqiptar nëpërmjet te cilit shpresonin të mbërinin ne Gjermani e Itali aty ku u është premtuar. Me nje veshtiresi ne gjuhen Angleze ata përpiqen të tregojne dramën e tyre dhe shpresën për ditë më të mira. Lodhja dhe mundimi shihet jo vetëm në fytyrë por në cdo pjesë të trupit të tyre.Siria vazhdon të mbetet lajm kryesor në pothuajse mbarë mediat botërore Nuk kanë munguar përpjekjet diplomatike për  zgjidhje të duhur, por në terren nuk janë parë rezultatet. Ajo që mund të shihet lehte janë pikërisht këta njerëz të cilët cdo dite i gjen në kerkim të një jete më të mirë me cfarë do lloj kostoje. Ecejaket e tyre prej Sirise drejt vendeve Europiane me ekonomi më të mire jane të denja për filma Hallivudiane pasi paguajnë shuma maramendëse deri ne 1500 euro dhe asnjëherë nuk mberijne ne destinacion. Emigrimi i tyre duket se do te jete i pandalshem Pak dite me pare policia Shqiptare ndaloi nje tjeter grup klandestinesh mes tyre dhe nje grua shtatzene e cila në gjendje të rëndë shëndetësore u cua ne spitalin e Gjirokastres për ti dhene ndihmen e duhur.Vetëm numri i fëmijëve të shpërngulur nga Siria për shkak të luftimeve ka mbërritur në një milionë,ndersa shifrat per te shpërngulurit ne total mendohet te jete me dhjetra here me i lartë.

No comments:

Post a Comment