03 October 2013

Kisha boshatis pallatin e kultures


Priftërinjtë e Përmetit tërheqin objektet kishtare nga magazina ku ishin vendosur disa javë më parë, pas largimit të tyre nga Bashkia e Përmetit si pasojë e konfliktit për objektin. Priftërinjtë u janë drejtuar sot magazinës së qendrës kulturore në Përmet për të tërhequr objektet kishtare, duke theksuar se ikona të rëndësishme kanë pësuar dëmtime serioze, si pasojë e kushteve të këqija në të cilat janë mbajtuar. Ata kanë deklaruar për mediat se të gjitha ikonat do të riparohen.
Nga ana tjetër theksojnë se pas pak ditësh do rikthehen me vullnetin e tyre në kishën, nga e cila u dëbuan nga bashkia e qytetit, duke rihapur konfliktin, i cili pak javë më parë mori përmasa serioze.

No comments:

Post a Comment