21 September 2013

Kultura e dy vendeve


Pas përfundimit të shkëmbimit kulturor mes veriut të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Projekti “Forcimi i Rrënjëve te Përbashkëta nëpërmjet Bashkëpunimit Kulturor” mes Shqipërise dhe Greqisë, financuar nga Bashkimi Evropian, promovon trashëgiminë, vlerat e kulturave kombetare dhe rajonale, lidhjet historike, destinacionet turistike, potencialet e perbashketa me një tjetër vend fqinj. Në Shqipëri ky projekt i është besuar shoqatës “Kulturë Media Art”, drejtuar nga Zana Çela. Drejtor artistik i këtyre koncerteve, për palën shqiptare do të jetë profesor Robert Radoja, ndërsa për palën greke, projekti i eshte besuar Shoqates per Promovimin e Bukurive Natyrore, KEDROS. Cfarë është ky projekt?
Zbulimi dhe njohja e identiteteve antropologjike e kulturore midis shqiptarëve dhe grekeve ka frymëzuar prej kohesh elitat intelektuale në të dy vendet. Prandaj edhe thelbi e misioni i këtij projekti synon njohjen dhe rinjohjen reciproke në vlerat më të mira. Mes vlerësimesh dhe krahasimesh gjatë periudhës se zbatimit të tij, projekti nxjer në pah afritë, ngjasimet dhe dallimet midis dy realiteteve kulturore, etnologjike, linguistike, folklorike të shqiptarëve dhe grekeve; vlereson pikat e referimit të ndërsjelljes dhe ndërkomunikimit midis shqiptarëve e grekeve: fqinjësia, marrëveshjet, martesat, luftërat, zgjuarsia dhe dinakëria, kodi i fjalës dhe i sjelljes, erotizmi, dashuria, etj.
Objektivat projektit?
Qëllimi i projektit të bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Greqi është krijimi i kushteve për më shumë bashkëpunim mes dy popujve tanë ne zonat kufitare duke shfrytezuar gjuhën e muzikës, valleve tradicionale dhe etnike të secilit, si elemente kryesore për konfirmimin e kohezionit mes nesh. Nëpërmjet kësaj gjuhe e cila është lehtësisht e kuptueshme nga popujt tanë, ne evidentojmë më lehtë rrënjët dhe rrugëtimin tonë në hapësirat e përbashketa. Ky projekt synon ngritjen e urave të bashkëpunimit njerëzor duke përdorur mjetet artistike dhe leksikun artizan. Mbi keto ura të palëvizshme mund të përparojë një shkëmbim i pandalshëm mes dy vendeve, dhe një bashkëpunim në të gjitha fushat. Ky projekt sjell folklorin e krahinave të ndryshme të të dy vendeve ne koncertet e perbashketa ne Shqiperi e Greqi përmes këngëve,valleve, dhe instrumenteve. Ansamble nga te dy vendet interpretojnë folklorin qe bashkon popujt e, duke risjellë rrënjët e përbashkëta. Këto koncerte shoqerohen me panaire të artizanatit e kulinarise, ku perveç traditës një vend të rëndësishëm zënë edhe stilet e punimeve,prodhimet e reja artizanale, ç’ka shërben edhe si një nxitje për hapjen e ketij tregu të rite vlerave të tilla.
Kujt i drejtohet projekti?
Popullsia e zonave fqinje gjen nëpërmjet këtij projekti një tjetër mjet të efektshëm të afrimit, mirëkuptimit. Aktivitetet e projektit me mjetet e tyre si takimet, shfaqjet artistike, panairet e artizaneve, studimet dhe kërkimet shkencore, kane një efekt shumë të madhë për nxitjen e bashkëpunimit midis krahinave, popullsive, grupeve etnike, në të dy vendet. E njëjta praktike mund te zbatohet ne zonat e ndryshme nder-kufitare midis vendeve fqinje.

No comments:

Post a Comment