Situata politike në vend, në këtë prag zgjedhjesh ka ndikuar në
zhvlerësimin e monedhës vendase (Lekut), kundrejt valutave. Eksperti te
ekonomise shpjegojne se te qytetarët është krijuar pasiguri, gjë që
reflektohet te prirja e tyre për të kursyer, c’ka ndikon edhe te pozitat
e valutave në treg.“Edhe ndikimi i situatës
parazgjedhore, por dhe pas zgjedhore do të ndikojë se në fund të fundit,
kjo klimë kaq e tensionuar politike reflektohet edhe në sjelljen e
konsumatorëve,
qoftë në tendencën për kursim dhe në ruajtjen e monedhës së fortë, qoftë për një lloj frenimi të konsumit dhe veprime të tjera që bëjnë. Nga ana tjetër edhe një lloj tkurrjej edhe e investimeve të huaja direkte që vjen nga paqartësitë ose nga ndryshimet e mëdha që ka në programet e paraqitura nga dy koalicionet e mëdha politike, dhe natyrisht nga investime masive dhe rifinancime të ekonomisë shqiptare, priten situata ku të jetë edhe më i qartë sistemi i taksave”, sqarojne ekspertet.Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro ka arritur kuotën e 141.1 lekëve, ndërsa dollari shkëmbehet me 109.6 lekë. Përvec zgjedhjeve, ekspertet renditin edhe dy faktorë të tjerë që aktualisht po përcaktojnë luhatjet e monedhave në vendin tonë.“Reflektohet ndikimi ndërkombëtar, dollari është forcuar, gjithashtu edhe euro mbetet një monedhë e fortë. Së dyti është edhe ndikimi i mosdaljes së prodhimit vendas në mënyrë masive. Akoma nuk ka filluar sezoni turistik që direkt ose indirekt sjell shumë të ardhura, sidomos euro në tregun shqiptar dhe së treti është një ndryshim ose një efekt më strukturor , ekonomia shqiptare, në fund të fundit Leku pasqyron edhe shëndetin e një ekonomie”, theksojne ekspertet.Fakti që Leku po dobësohet gradualisht gjatë dy-tre viteve te fundit tregon për ndryshimet strukturore që i nevojiten ekonomisë shqiptare dhe zbatimin e një modeli të ri ekonomik

No comments:
Post a Comment