13 September 2013

Inagurohet investimi ne Virua


Bashkia Gjirokaster ka inaguruar një prej investimeve të buxhetit të vitit 2013 me fond 1.3 milionë lekë, një pjesë të shëtirores së Parkut te Viroit.Sipas kreut te bashkise Gjirokaster z Bime investimet e herepashershme në këtë pikë kanë bërë që qytetarët e Gjirokastres dhe jo vetem ti kthehen pikes se Viroit dhe ta popullojne ate per momente qetësie.
Po sipas tij investimet në kete park do të vijojnë  e projekti i radhës eshte  ai me një fond prej 30 milionë lekësh që ka të  bëjë me investimin e segmentit prej rruges nacionale drejt burimit te "Mëmës"Para viteve 1990 pika turistike e Viroit ishte një nga pikat më të  preferuara për banorët e qytetit te gurtë dhe zonave përreth për të kaluar ore qetësi në ambjentin piktoresk. Vitet e tranzicionit sollën dhe shkatërrimin e kësaj pike vit pas viti. Aktualisht janë duke u bërë  përpjekje për kthimin e saj në identitet

No comments:

Post a Comment