20 April 2013

Mbrin grupi i eksperteve nga Tirana


Ne Delvine nje dite me pare ka mbritur nje ekip specialistesh nga ministrite e puneve publike dhe transportit ,ministria e ekonomise tregetise dhe energjitikes,ministria e shendetesise dhe dretoria e pergjithshne e ujesjellesit si dhe instituti i shendetit publik per te analizuar problemin me ujin e ndotur qe furnizon banoret e Delvines nga burimi i Vrizit. Ky komision eshte kerkuar nga kreu i bashkise se Delvines Dhurim Alinani per te gjetur shkaqet e ketij problemi.
Ne kete takim kane marre pjese edhe perfaqesues te kompanise se gazit Stream Oil dhe gaz te cilet shihen si shkaktaret e ketij problemi me punimet e bera ne kete zone. Keta te fundit me disa specialiste mbrojten faktin se ata nuk jane fajtore per kete problem. Megjithate kryetari i bashkise se Delvines ka kembengulur qe te behet nje investigim kesaj kompanie dhe nese rezulton se ndotja vjen prej saj te mbaje pergjegjesi dhe te paguaje te gjitha shpenzimet. Te gjithe pjesmarresit me pas kane dale ne terren per ta pare nga afer problemin, ne fund u arrit ne perfundimin se do te vendoset nje impiant filtrimi i cili shihet se do te zgjidhe emergjencen por si zgjidhje perfundimtare shihet investimi prej syrit te kalter

No comments:

Post a Comment