22 November 2013

Gjirokastër, gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në shtratin e lumit Drino

Është gjetur nga një bari një trup i pajetë në shtratin e lumit Drino poshtë fshatit Radat të Dropullit të Sipërm. Pas sinjalizimit nga bariu, policia dhe eksperti mjeko-ligjore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se kufoma është e seksit mashkull dhe është rreth moshës 35-vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë mbytur në lumë, kjo nisur nga fakti se nuk janë gjetur shenja dhune në trup.Gjithashtu, dyshohet se viktima mund të jetë klandestinë. Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

No comments:

Post a Comment