30 July 2014

Glikot Permetare




Glikotë e Përmetit janë të famshme ndër vite  për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e tyre por ne ditët e sotme garantimi i tregut të shitjes  është mjaft i vështirë. Sipas pronares dhe teknologes në punishten e prodhimit të glikove në Përmet Odeta Nasi është arritur që ky prodhim të tregëtohet më shumë vështirësi në qytete të ndryshme të Shqipërisë si Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Përmet dhe Gjirokastër ndërkohë që synohet një marketing më i gjerë.
Po sipas saj këto gliko kanë tërhequr mjaft emigrantë shqiptarë të cilët i preferojnë shumë dhe i marrin në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë duke mundësuar njohjen e tyre edhe jashtë kufijëve të Shqipërisë.Aktualisht qeveria është duke kthyer vëmendjen tek prodhimi vendas dhe mundësia e tij për të kaluar kufijtë në standartet e duhura, por për biznesin e vogël thyerja e kufijve është gati mision i pamundur për këtë arsye  kërkohet mbështetja e autoriteteve për ti dhënë shtysë prodhimit të pakrahaueshëm jo vëtëm të glikosë përmetare por cdo produkti shqiptar. Përmeti nuk njihet vetëm si qyteti i luleve,i sazeve, i verës dhe i rakisë por dhe si qyteti i glikove tipike dhe unikale që vetëm në këtë trevë dihet si prodhohet. Ato janë të disa llojeve si glikoja e arrës, e fikut të egër, e kumbullës, qershisë, kajsisë, portokallit, shalqinit etj të cilat prodhohen sipas sezoneve, ndërkohë që lënda e parë për prodhimin e tyre vjen nga krahina e Përmetit. Gjithëkush që viziton këtë qytet nuk mund të largohet pa provuar dhe shijuar glikot karakteristike përmetare.

No comments:

Post a Comment