Nje aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Një 50-vjeçar është përplasur për vdekje nga
një makinë në në aksin Ura e Lumit- Lagja Punëtore në Gjirokastër.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se shtetasi Shkëlqim Kotoni
është përplasur nga automjeti tip ‘Opel’ me targa RKS01265GK, që
drejtohej nga 25-vjeçari Ledion Kroi. Mësohet se drejtuesi i
mjetit e ka dërguar menjëherë në spital 50-vjeçarin, por ai nuk ka
mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të shumta. Sipas policisë,
25-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit, e për pasojë ka dalë nga rruga
duke përplasur 50-vjeçarin në anë të rrugës.
No comments:
Post a Comment