Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës ka hartuar një plan masash me qëllim “Mbi garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës së proçesit të votimit dhe numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare.Robert Shamo zëvendësdrejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër
bën me dije se duke nisur nga data 22.06.2013 shërbimet policore do të funksionojnë pa ndërprerje 24 orë në 24,duke filluar nga momenti kur mbërrijnë materialet zgjedhore ,dorëzimin e qendrave të votimit ,sigurimin e vendeve të numërimit të votave,shoqërimin e materialeve të votimit nga qendrat e votimit në VNV,dorëzimin e tyre pranë KQV”.Për ruajtjen dhe sigurimin e tyre në bazë të ligjit, do të agazhohen 252 punonjës policie të trajnuar .
No comments:
Post a Comment