07 May 2013

Zyrtarizohet gara e 23 Qershorit


Qartesohet beteja e 23 Qershorit ,tashme te gjitha partite ne gare kane qartesuar ekipet e tyre duke regjistruar ne KQZ listen zyrtare . Ne Qarkun e Gjirokastres Partia Socialiste perfaqesohet
1-ARBEN AHMETAJ,
2-ERION VELIAJ,
3-ANASTAS ANGJELI,
4-VLADIMIR KOSTA,
5-DASHAMIR KAMBERI..

Lista zyrtare e PD perfaqesohet nga
 1-GENC RULI
2-SPIRO KSERA
 3-ALIJE KOKALARI
4-VELEDIN ZAÇE
5-ARJAN KASAJ.
Ndersa LSI do te perfaqesohet me
1-VANGJEL TAVO
2-RESHAT ZIKA
3-SHPETIM SPAHIU
4-ZAMIRA RAMI
5-EDIOLA BRAHA.
Nderkohe te gjitha partite politike kishin zgjedhur oret e fundit e afatit zyrtar per tu regjistruar ne KQZ si e vetmja menyre per te shmangur nga gara te pakenaqurit e listes ne te dya kampet kryesore.Pas dy orë diskutimesh, ku nuk munguan debatet, kryesia e Partisë Socialiste miratoi listat e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 23 qershorit dhe ne oret e vona beri regjistrimin ne KQZ.Partia Demokratike nuk e publikoi zyrtarisht, deri në mesnatë, listën e kandidatëve për deputetë. Por, deri në orën 22:30, atëherë kur përfundoi mbedhja e kryesisë, u mësuan me siguri pothuajse maksimale emrat e atyre, që Partia Demokratike i konsideron të sigurt në listë.Deri ne momentet e fundit ne qarqe te ndryshme politike numri 2 i listes se Demokrateve per Gjirokastren Spiro ksera perflitej se do ishte i pari ne listen e partise minoritare MEGA por ora 22:30 e mbremjes se djeshme konfirmoi se Ksera eshte i 2-ti i zgjedhur nga Berisha per qarkun e Gjirokastres i cili con ne parlament 5 deputet.Do te jete interesante gara ne kete qark pasi PS pretendon se i ka te sigurta 3 mandate dhe do te luftoje per te katertin ,nga ana tjeter eshte partia Demokratike e cila pretendon se 2 mandate ashtu si ne 2009 i ka te sigurta e do te luftoje per te 3-tin,por pa haruar LSi e cila pretendon se nga lista e saj ne parlament do te coje 2 deputet. mbetet per te pare ne 23 Qershor se cili do te jete rezultati.

No comments:

Post a Comment