16 March 2013

Shembet rruga e Dunavatit

Rruga qe lidh dy lagjet Dunavat, eshte izoluar perfundimisht per automjetet. Ne oret e vona te mbremjes se djeshme, eshte konstatuar shkaterrimi i rruges i cili ka lene ne siklet te madh, te gjithe banoret e zones qe tashme do t'iu duhet te levizin pa transportin urban dhe pa automjete. Rruga ka rene teresisht ne nje gjatesi prej 30 metra lineare dhe gjeresi deri ne dy metra nderkohe qe kembesoret kalojne ne 2 metershin e ngelur nga rruga e pademtuar ende. Bashkia permes Zyres se Sherbimeve, ka marre menjehere masa per t'iu pergjigjur situates teper kritike duke bllokuar teresisht rrugen ne te dy krahet e saj, me lende inerte, per te mos tentuar askush prej makinave, te kalojne permes pjeses se ngelur ne ajer, duke shmangur kesisoj, ndonje tragjedi te mundshme me pasoja.
Shirat e rena pergjate dy diteve te fundit te cilat kane qene te nje intensiteti te jashtezakonshem, kane bere punen e tyre, duke care galeri nen rruge dhe krijuar shtresa te paqendrueshme si pasoje e ujerave dhe tubove te ujit te pijshem qe sherbejne per furnizimin e banoreve te dy lagjeve malore te Gjirokastres. Banoret e nga ana e tyre, shprehen mjaft te revoltuar per situaten e krijuar.Bashkia nga ana e saj, ka marre te gjitha masat, per te nderhyre kesaj radhe me nje projekt me te detajuar dhe afatgjate. Per nenkryetarin e Bashkise se Gjirokastres Vangjel Muco, eshte vetem ceshtje ditesh, fillimi i punimeve ne aksin e demtuar te lagjes Dunavat, per t'a rikthyer ate ne nje rruge te qendrueshme me te gjitha parametrat e sigurise dhe te mos kete me probleme ne mot me shira te rrembyeshem.

No comments:

Post a Comment