03 September 2013

1 ne 8 Gjirokastrite me Diabet


Gjirokastrës po i shtohen gjithmonë e më tepër diabetikët. Alarmi vjen nga mjeku endokrinolog  Hodo Cela i cili konstaton cdo javë të pakëtn dy pacientë më këtë sëmundje e cila po shndërrohet në një pandemi të vërtetë. Moshat që prekin këtë sëmundje, janë kryesisht meshkujt mbi 30 vjecarë por ka edhe nga ata që e fitojnë këtë sëmundje, në moshë fare të re.
Diabeti është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Kequshqyerja, stresi dhe ankthi intensiv, provokon rritjen e pacientëve me sëmundjen e diabetit. Një person në 72 orë, identifikohet me këtë sëmundje dhe shndërrohet direkt në pacient në Gjirokastër. Treguesi mjaft alarmant, është bërë publik, nga mjeku Cela i cili po konstaton përditë këtë sëmundje.Ndërkohë që para 20 viteve sipas Celës diabeti ishte një sëmundje mjaft e rrallë, tashmë ajo prek mjaft ku tendenca po fiton rritje nga dita në ditë tek personat mbi 30 vjec. Diabeti është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Kjo sëmundje në kuptimin e përgjithshëm është e tillë që karakterizohet me rritjen mbi shifrat normale të sheqerit në gjak dhe me daljen e tij nëpërmjet urinës. Përveç çrregullimit të sheqernave në diabet ç’rregullohen yndyrat, kripërat dhe ç’rregullohet metabolizmi i lëndëve. Sekretet e parandalimit dhe të trajtimit të kësaj sëmundje janë veprimtaria fizike e përditshme, mënyra e ushqyerjes në përshtatje me moshën, peshën, motin, profesionin dhe gjendjen fiziologjike të personit. Për sa i përket ushqimeve ato duhen marrë me larminë e tyre duke përjashtuar çdo gjë të ëmbël. Kosi, qumështi, djathi, gjiza, veza, mishi dhe perimet janë më të preferuarat në çdo situatë të të sëmurit.

No comments:

Post a Comment