03 September 2013

Nenshkruhet marrveshja


Universiteti “Eqrem Cabej” në Gjirokastër, shtrin marrëveshjen e bashkëpunimit afatgjatë, me Universitetin e Maceratës në Itali. Marrëveshja e nënshkruar sot nga rektori i Universitetit të Gjirokastrës Gëzim Sala dhe homologu i tij italian i Universitetit të Maceratës në Itali Roberto Perna, është ndërmarrë në kuadër të bashkëpunimit shkencor dhe didaktik duke pasur parasysh se për një universitet, marrëdhëniet e përshtatshme kulturore dhe shkencore janë të domosdoshme për zhvillimin e funksioneve institucionale të mësimdhënies dhe hulumtimit.
Midis Universitetit të Studimeve të Maçeratës dhe Universitetit të Gjirokastrës, është programuar përforcimi dhe zgjerimi i raporteve mes tyre që lejojnë shkëmbimet reciproke dhe bashkëpunimin në projekte kërkimi në fushat e tyre përkatëse. Rektori i Universitetit të Gjirokastrës Gëzim Sala, deklaron se të dy universitetet, do të impenjohen të përmbushin secilin nga aktivitetet që nevojitet për të përmirësuar aktualizimin e çdo pike të kësaj marrëveshjeje dhe të objektivave të e saj, duke parë dhe shtrirjen e tyre. Të dy universitetet, do të nisin një shkëmbim docentësh, kërkuesish dhe teknikësh gjatë harkut kohor të përmendur në marrëveshje, duke pasur parasysh kualifikimin dhe formimin e personelit të interesuar, të planeve të studimit dhe të nevojave didaktike dhe shkencore të të dyja Universiteteve. Për aktualizimin e saj-shprehet profesori italian Roberto Perna, të dy universitetet, duhet t’i notifikjnë njëri–tjetrit të paktën 2 muaj përpara kandidaturat e studiuesve ose teknikëve me programin e kërkuar të vizitave.

No comments:

Post a Comment